Komisioni për “IMSI Catcher” , Çako: Po heton prokuroria, nuk flas
Ashtu sikurse ministri i Brendshëm, edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako u deklaroi deputetëve se duhet të drejtoheshin tek prokuroria për të marrë informacione për pajisjen e përgjimit. Ai tha se nxjerrja e çdo sekreti hetimor përbën shkelje të ligjit.
Dialogu:
Noka: Në cilësinë e dëshmitarit nëse pajisja është përdorur për përgjime, ju duhet të tregoni të vërtetën! Zt. dëshmitar, a jeni në dijeni të futjes së pajisjes së përgjimit në Shqipëri?
Çako: Prokuroria pranë rrethit gjyqësor Tiranë ka dokumentuar procedimin penal nr. 3946 të vitit 2016 dhe i gjithë materiali ndodhet në fashikullin e kësaj dosje penale. Të gjitha pyetjet dhe sqarimet për këtë çështje janë në Prokurori.
Noka: Jeni thirrur për t’i përgjigjur pyetjeve të komisionit. Në rast se deputetët ju kërkojnë komente, ktheni komente. Shprehuni nëse keni dijeni apo jo. A keni dijeni për hyrjen në territorin e Shqipërisë një pajisje dhe a ka hyrë ajo konform procedurave?
Çako: Unë interpretoj detyrimin tim përballë ligjit.
Noka: Nuk je këtu për të interpretuar. Je në cilësinë e dëshmitarit. Këtu nuk jeni në komisionin hetimor me padi penale ndaj jush. Ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës dhe jo me akuzë penale ndaj jush. Ke për detyrë të na thuash..ke dijeni? Ministri ishte kokulur dhe i stepur por tha nuk kishte dijeni.
Çako: Nxjerrja e elementi të kësaj çështje për mua përbën shkelje të ligjit.
KOHA JONË SONDAZH

