Kompensimi për bizneset që ndërtojnë vepra publike, Braçe kritika qeverisë
Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se akti normativ që kompenson kompanitë për ndërtimin e veprave publike ka mungesë transparence. Ai deklaroi se duhet bërë e qartë për mijëra njerëz çdo kontratë dhe çdo afat që parashikon ky ligj.
“Ky akt është vendim i duhur për të hapur kantierët. Procesi ka nevojë për më shumë transparencë. Transparenca është proces për mijëra njerëz në nevojë që presin ndihmë. Duhet të bëhet e qartë çdo kontratë dhe çdo afat. Akti normative nuk mjafton. Duhet edhe akt ligjor. Kompanitë që kanë nënkontraktuar punën me çmime më të ulëta nuk duhen kompensuar.
Kompani të përfshira në mashtrime me çmime në bashkëpunim me shitësit nuk duhen kompensuar. Do paguajmë më shtrenjtë hekurat, tubat me çmimet që janë abuzim. Po për punëtorët a do paguajmë ne më shtrenjtë apo do vazhdojmë të paguajmë me çmimet e vitit 2020. Po konkurroheni nga tregje më të pasura që janë më ftuese për çdo punëtor”, deklaroi ai.
Braçe komentoi edhe qëndrimin e demokratëve gjatë kohës që ata ishin në pushtet të gjendur përballë një krize në vitin 2008. “Në situata të vështira minimumi duhet të qetësojmë njerëzit duke përmbushur furnizime me mallra në cilësi dhe sasi. Pa lënë politikën dhe pa lënë edhe populizmin. Si ka mundësi që nga viti 2013, ju dhe ai që nuk është në këtë sallë dhe është aty matanë dhe po bërtet. Do përfundoni si Greqia. Pastaj do bien bankat, nuk do keni lekë për të paguar ndihmën ekonomike. Si ka mundësi që nuk i flisni njerëzve për atë që është e mirë.
Më thoni një vend tjetër që nuk është në situatë të vështirë. Më tregoni një vend tjetër që nuk është në këtë presion. Dhe më të madh se ne. Shqipëria ka kaluar situate të vështira edhe në kohën tuaj. Në vitin 2008 bota hyri në recesion. Rritët pagat minimale ju? Jo. I vendosët kompanitë në rresht për të marrë paratë nga banka. Madje vendosët edhe me VKM që këtyre kompanive pa plotësuar kontratën e mëparshme nuk mund të hynin në tender.
Bëtë ndonjë paketë ju deri në vitin 2011? Zero, asgjë. Zero asgjë. Nga viti 2006 deri në vitin 2012 i keni dhënë pensionistëve shpërblim vetëm 10.4 miliardë. Rritët ndonjë ndihmë ekonomike ju? Janë dy situate të vështira që po të krahasohemi na nxjerrin si dita me natën. Situatës së vështirë ekonomike duhet të përgjigjemi me masa konkrete. Nuk po bëjmë atë që bëtë ju që i morët dhe i përplasët kompanitë por po i japim para për të plotësuar detyrimet që kanë. Ato rrugët që mbarojnë janë në interesa të qytetarëve”, deklaroi ai.
KOHA JONË SONDAZH

