FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kotzias në interpelancë për paktin detar me Shqipërinë: Marrëveshja e 2009, fantazmë

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias gjatë interpelancës në parlament ka folur për negociatat e paktit detar me Shqipërinë.

Ai e ka konsideruar marrëveshjen e 2009 si një marrëveshje fantazmë.

“Një marrëveshje e vërtetë është njëmijë here më e mirë se një marrëveshje fantazmë si ajo e vitit 2009”, ka thënë Kotzias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i diplomacisë greke tha se grupi negociator i palës greke përbëhet nga 10 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hatrografisë”.

Duke folur për sitautën në Shqipëri për atë çka po ndodh për këto negociata, Kotzias tha:

“Në këto momente MPJ shqiptare po diskuton me presidentin për plotfuqishmërinë. Kjo plotfuqishmëri do të bazohet në vendimin e GjykatësKushtetuese, që për ne nuk është vendim i duhur”, deklaroi Kotzias.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?