KPA njofton se me 2 maj jep vendimin për gjyqtarin e gjykatës së lartë
Në datën 2 maj pritet të jepen konkluzionet. Kujtojmë se ai është konfirmuar në detyrë nga KPK, por Komisioneri e apeloi dhe prej muajsh po vazhdon çështja në apelin e vetting-ut.
Në seancën e sotme u sollën dokumente shtesë nga jashtë vendit, që sipas subjektit justifikojnë të ardhurat për udhëtimet jashtë vendit. Ndërkohë që gjyqtari Islamaj njihet si gjyqtar korrekt dhe nuk ka patur akuza ndaj tij.
Njoftimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17 prill 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes, duke administruar të gjitha aktet e ardhura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në fashikullin e gjykimit dhe të gjitha provat e tjera të marra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë procesit të gjykimit të kësaj çështjeje.
Për t’i lënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 02.05.2019, ora 10.00.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

