Krasniqi: Shteti injoroi 8 dhjetorin, PD testoi strukturat para zgjedhjeve

Dhjetori i vitit 1990 pas pavarësisë është dita e vetme kur politika mori vendim dhe solli një ndryshim të vërtetë. Kështu deklaroi politologu, Afrim Krasniqi, ndërsa kritikoi institucionet shtetërore për braktisjen që sipas tij i bën 8 dhjetorit. Krasniqi, thotë gjithashtu se 8 dhjetori nuk ka lidhje as me Partinë Demokratike ndërsa protesat e saj i cilëson thjesht test që ajo kërkon të bëjë më elektoratin para zgjedhjeve të qershorit.

Kur kanë kaluar 26 vjet nga rrëzimi i diktaturës komuniste, analisti Afrim Krasniqi, thotë se  vendi ka nevojë për udhëheqës të hapur.

Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, ai deklaroi se dhjetoristët rrëzuan Enverin dhe Byronë politike, por ngritën 26 Byro të reja politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krasniqi: Shqipëria ka nevojë për kompromise politike, telerancë në komunikimin politik, ka nevojë për të pasur aksione të përbashkëta në gjëra që lidhen me integrimin dhe Shqipëria ka nevojë për politikanë të mençur dhe vizionarë. Katër kategori që fatkeqësisht i mungojnë klasës politike. Ne rrëzuam Enverin dhe Byronë politike dhe ngritëm 126 Byro të reja politike, aq sa është numri i partive dhe 126 lider. Vë veten në një lloj dileme publike që nëse këta liderë tranzicioni do të kishin qenë në kohën e Enverit a do të ishin si Enveri dhe kjo është fatkeqësi për këtë vend. Kemi nevojë për udhëheqës të hapur, për njerëz të hapur.Për njerëz që nuk i udhëheqin turmat për pushtet personal, por për tu bërë qytetarë.Mund të sakrifikojnë pak pushtet, mund të ngelin shumë vite në opozitë por i bëjnë mirë këtij vendi. Ata kanë bërë të kundërtën, kanë ushqyer popullin me ushqim dhe kanë përgatitur turmën që i puth dorën liderit, i brohoret liderit që është i gatshëm të hidhet në zjarr për liderin. Ky është çelësi kryesor i dështimit të tranzicionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krasniqi u tregua kritik ndaj institucipneve shtetërore, të cilat sipas tij injoruan 8 dhjetorin, data e vetme pas pavarësisë kur vendosën elitat.

Krasniqi: 8 dhjetori është dita e vetme pas pavarësisë kur elitat kanë marrë një vendim.Si është e mundur që kjo ngjarje të injorohet nga të gjitha strukturat vendimarrëse në Shqipëri, asnjë institucion zyrtar që nga Presidenti i Republikës, Qeveria, Bashkia e Tiranës, përfshirë dhe Ministrinë eArsimit, Ministria e Rinisë ose struktura të tjera që kanë një lidhje direkte dhe përgjegjësi publike nuk bënë asgjë, nuk kujtuan asgjë. Nuk treguan as minimumin e respektit për atë ngjarje dhe për atë lloj trashëgimie që ajo ngjarje ka lënë. 8 dhjetori nuk i përket asnjë partie pavarësisht se një numër i madh individësh që kanë qenë në ato vite kanë kaluar në parti të caktuara politike.Por sot nuk gjykohet më ku ke qenë, por çfarë ke bërë në 26 vjet.

Duke komentuar protestat e sotme të të rinjve demokratë, Krasniqi tha se ishte një zgjedhje e mençur e PD për të testuar strukturat në prag të fushatës.

Ai tha se partitë politike në mungesë të platformave përdorin ngjarje historike në funksion të ditës.

Krasniqi: Përpjekje e PD për të testuar strukturat në prag të fushatës, elektorale, ishte lëvizje e mençur.Në kuadrin e  një parti ishte normale, në kuadër të Shqipërisë nuk ishte ndonjë gjë e rëndësishme. Partitë shqiptare ngaqë nuk kanë mundësi për të identifikuar veten e tyre në politikë dhe zakonisht partitë do duhet të veprojnë në parlament, do të duhet të propozojnë ligjet, do duhet të kenë platforma, tribuna publike ku tërheqin qytetarët dhe propozojnë alternativa. Në mungesë të tyre kërkojnë mekanizma të tjerë, përdorimi i ngjarjeve historike në funksion të ditës. E majta përdor 29 nëntorin në mënyrë maksimale që nuk ka lidhje me asgjë me çfarë do të duhet të synonte një parti social-demokrate e shekullit të XXI. Kurse e djathta përdor dhjetorin edhe si kredo për të thënë që jemi përfaqësues të asaj fryme që përfaqësonte dhjetori ’90. Dhjetori ’90 nuk ka lidhje me aktualitetin e sotëm në politikë.Kjo është një datë për të reflektuar që të zhvillojmë Shqipërinë që ti shkojë për shtat atij slogani, është shumë larg atij slogani dhe asaj pritshmërie që pati brezi i viteve ’90.Përgjegjësia kryesore është e aktorëve kryesorë politikë

Analisti Krasniqi vlerëson se rruga e vetme e Partisë Demokratike kur kanë mbetur 6 muaj nga zgjedhjet është hapja e saj.

Krasniqi: PD është e kushtrëzuar. Rruga e vetme që i ka mbetur dhe duhet ta bëjë është hapja me çdo kusht.Një opozitë që shkon në zgjedhje parlamentare pas 6 muajsh e ka të pamundur nëse nuk hapet. Vitet e fundit ka qenë një parti shumë e mbyllur. Nuk mund të vazhdohet 26 vjet me të njëjtat figura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?