Kreu i Kuvendit, Ruçi, takim me Kryetarin e Parlamentit të Katarit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në krye të një delegacioni parlamentar, ndodhet këto ditë për një vizitë zyrtare ne Katar. Në delegacion bëjnë pjesë Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe anëtar i Grupit të Miqësisë me Katarin, Taulant Balla, deputetët Vilma Bello dhe Musa Ulqini, si edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj.

Më 5 prill, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe delegacioni shqiptar u takuan me Kryetarin e Parlamentit të Katarit, z. Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud

Kryetari Ruçi vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe me Katarin janë aktualisht shumë të mira. Për fuqizimin e tyre, Kryetari i Kuvendit sugjeroi zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, nëpërmjet rritjes së kontakteve të grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit midis komisioneve parlamentare, si edhe nxitjen e qeverive, institucioneve dhe sipërmarrjeve private të të dy vendeve për të rritur e zgjeruar bashkëpunimin midis tyre. Z. Ruçi nënvizoi gjithashtu se marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve duhet të fillojnë të zbatohen, në mënyrë që qytetarët dhe sipërmarrjet të përfitojnë prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me interes për Shqipërinë do të ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimi i investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin.Midis tyre, dëshiroj tw nwnvizoj aktivizimine marrëveshjeve ekonomike e tregëtare të nënshkruara dhe përshpejtimine atyre që janë në proçes, përshpejtimin e veprimeve të Qeverisë së Katarit për lehtësimin dhe heqjene vizave për shqiptarët, bashkëpunimin në fushën e transporit ajror dhe hyrjen e Qatar Airways për fluturime direkte Doha-Tiranë. etj.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Parlamentit të Katarit, z. Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud vuri në dukje se Shteti i Katarit është mjaft i interesuar dhe i vendosur të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë, si një vend mik. “Unë do të nxis qeverinë dhe kompanitë katareze të shqyrtojnë me kujdes propozimet e palës shqiptare dhe tu përgjigjen atyre me nisma konkrete bashkëpunimi.” nënvizoi kryeparlamentari al-Mahmoud.

Shqipëria është e interesuar të bashkëpunojë me Katarin edhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare. Në këtë kuadër, Katari po mbështetShqipërinëpër vendin në Këshillin eSigurimit të OKB-sëpër vitet 2022-23 dhe Shqipëria do tëmbështesë Katarin për një vend anëtari jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitet 2042-43.
Z. Ruçi kërkoi mbështetjen e Shtetit të Kataritedhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Të dy palët shprehën interesin ynë për shkëmbimin e pikëpamjeve për zhvillimet në rajonet respektive. Kryetari Ruçi nënvizoi se Shqipëriadëshiron zgjidhje sa më të shpejtë të mosmarrëveshjeve të Katarit me shtetet fqinjëpërmes dialogut politik dhe shmangies së përshkallëzimit dhe se stabiliteti dhe paqja në vendet e Gjirit dhe përreth tij është i rëndësishëm për rajonin dhe më gjerë, në kuadrin e luftës kundër terrorizmitdhe bashkëpunimit ekonomik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?