Kreu i shtetit, homazhe për 80-vjetorin e fillimit të rezistencës antifashiste

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe te busti i Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku në Durrës, me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës antifashiste kundër pushtimit të Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë përkujtimore ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore, Presidenti Meta vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para heroizmit dhe veprës atdhetare të Mujo Ulqinakut dhe të gjithë bashkëluftëtarëve, të cilët u ngritën me armë në dorë kundër pushtuesve fashistë.

Presidenti i Republikës u shpreh para mediave të pranishme: “Edhe pse populli thotë ‘7 prill mos ardhsh kurrë!’ përsëri 7 prilli vjen çdo vit dhe ne jemi sot këtu në Durrës pikërisht në këtë 80-vjetor për të kujtuar me krenari të pafund Mujo Ulqinakun dhe të gjithë ata ushtarakë dhe vullnetarë, të cilët i qëndruan betimit ‘Për Atdhe e për Flamur’. Dhe të cilët me qëndresën e tyre heroike ndaj njërës prej fuqive më të mëdha të kohës bënë krenar çdo shqiptar njëherë e përgjithmonë dhe jo vetëm kaq, por e kthyen 7 prillin në ditën e parë të rezistencës antifashiste të popullit shqiptar duke vendosur me sakrificën e me gjakun e tyre vendin tonë në anën e duhur të historisë, por edhe të qytetërimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj edhe jam sot këtu për t’u përulur me nderim të jashtëzakonshëm përpara një ushtaraku aq të thjeshtë sa ç’ishte Mujo Ulqinaku, i cili me vetëdije të plotë i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm historik Atdheut dhe kombit tonë, duke dhënë mesazhin e sakrificës më sublime në emër të dinjitetit kombëtar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti takon familjarët e heroit të parë të Luftës Antifashsite, Mujo Ulqinaku

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?