Kreu i shtetit: Vonesa e Kartës së Studentit është e pajustifikuar

Presidenti Ilir Meta, i pranishëm në 10-vjetorin e Universitetit “Mesdhetar” foli dhe për zbatimin e kërkesave të studentëve që u ngritën në protesta gjatë muajit dhjetor.

Kreu i shtetit u ndal në problemet e ligjit për Arsimin e Lartë, duke vënë në dukje dhe rëndësinë që ka pajisja e studentëve më “Kartën e Studentit”.

“Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse. Reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Reforma në Arsimin e Lartë të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika. Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar. “Karta e Studentit”, detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës”, – deklaroi Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?