FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i SPAK: S’mund të them u ngjall apo jo, Ervis Martinaj!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka komentuar sot dhe zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Ndër të tjera Dumani tha:“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim. Në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të hesht dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë.”, tha Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?