FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krijohet Njësia Policore Detare, Rama: Pata premtuar që do quhet “Jonada”, por familja…

Krijohet njësia policore detare, e cila këtë sezon turistik do të patrullojnë në det policë kufitarë me motorë uji të shpejtë.

Kryeministri Edi Rama pati premtuar që Njësia Policore Detare e sapo ngritur do të mbante emrin “Jonada”, për hir të vogëlushes që ndërroi jetë tragjikisht nga një motor uji, por shtoi se një gjë e tillë nuk do të bëhet me dakordësinë e familjes.

Akti kriminal i atij individi që i uli kokën shtetit, që na bëri të gjithëve që të skuqemi si asnjëherë tjetër duhet t’u shërbejë të gjithëve si një kambanë që duhet t’i bjerë alarmit sa herë që dilni nga shtëpia për të mos bërë asgjë nga ato që turpërojnë gjithë bashkësinë e uniformave blu dhe shtetit. Unë e pata premtuar që kjo njësi do mbante emrin e vogëlushes dhe në mirëkuptim të plotë me familjen e saj, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet, por nga ana tjetër ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit, që ajo humbje e tmerrshme të shërbejë që familjet e fëmijët të ndihen të qeta dhe të pushojnë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?