Krijohet zyra rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO) në Tiranë

Ne diten kombëtare të Rinisë, u hap zyra rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO) në Tiranë në prani të KM Edi Rama, Sekretarit të Shtetit Francez per Cështjet Europian z.Harlem Desir, Ambasadores Gjermane në Tiranë znj. Susanne  Schutz dhe Ministrave të Rinisë së Rajonit.

Zyra Rajonale për bashkepunim rinor,  do te funksionojë me kontribut te përbashkët dhe fonde të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama, u shpreh se celja e kësaj zyre, kurorëzon një proces që nisi ne kuadër të procesit të Berlinit, ku me iniciativën e Kancelares Merkel, përfaqësuesit më të larte të Rajonit u mblodhën në Berlin, nga ku lindi angazhimi për t’i dhënë një cilësi të re, paqes në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama gjthashtu falenderoi mbështetjen dhe shkëmbimin e përvojës për këtë proces, bashkëpunëtorët evropianë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe institucioneve të tjera të rajonit të përfshira në këtë proces. RYCO, sipas Kryeministrit Rama, shërben për të promovuar modele bashkëpunimi dhe jetësuar ide, projekte dhe iniciativa të përbashkëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Klosi: ” Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj dite. Dhe kjo është dita kur ne ngremë për të rinjtë tanë, hapësirën e përbashkët të komunikimit, të bashkëpunimit, ndërveprimit, urave institucionale të projekteve të përbashkëta. Po zbatojmë në rajonin tonë, atë që bënë liderit historikë të Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore, që gjetën tek të rinjtë mundësinë e urave të komunikimit, më të shpejta, më të efektshme, më të sigurta.”

Pas ceremonisë së hapjes së zyrës, Ministrat Klosi dhe Ministrat e Rajonit, filluan punimet e takimit të parë rajonal për bashkëpunimin rinor.

da2

Më poshtë, fjala e plotë e Ministrit Klosi:

Duke uruar Gëzuar 8 Dhjetorin Ditën e Rinisë. Pavarësisht se kjo është festa jonë kombëtare. Urimi im sot shkon jo vetëm për të rinjtë shqiptarë. Urimi im sot shkon për të gjithë të rinjtë e rajonit të Ballkanit.

Shënohen plot 26 vjet nga rënia e perdes së izolimit 50 vjeçar nga bota demokratike. Përvec shembjes së mureve ndarëse me Perëndimin, simbolikës së kësaj dite, do ti shtohet këtej e tutje edhe ngritja e një ure të fortë lidhëse në rajon.

Të nderuar miq, të nderuar kolegë, i nderuar zoti Kryeministër, të nderuar ambasadorë. Nuk janë as të largëta dhe as të harruara diku aty në shënimet e historisë, ditët kur pavarësisht se u bashkuam me Europën, ishim të ndarë në këtë rajon.Sikundër nuk janë as të pakta dhe të largëta ditët kur paqja e brishtë e rajonit është  trazuar dhe kërcënuar. Në konteksin e kësaj historie, të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj dite sot. Dhe kjo është dita kur ne ngremë për të rinjtë tanë, hapësirën e përbashkët të komunikimit, të bashkëpunimit, ndërveprimit, urave institucionale të projekteve të përbashkëta.

da4

Po zbatojmë në rajonin tonë, atë që bënë liderit historikë të Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore, që gjetën tek të rinjtë mundësinë e urave të komunikimit, më të shpejta, më të efektshme, më të sigurta. Dhe nuk ishte rastësore, që marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Francës, dy vende që mbas Luftës së Dytë Botërore njohën tjetër trajektore pas ngritjes së zyrës rinore franko- gjermane. Kjo sepse të rinjtë, kanë më pak paragjykime!! Më pak barriera !! Kanë më shumë entuziazëm! Sikundër, jo pak të rinj nga rajoni ynë, pavarësisht ulje e ngritjeve të temperaturave në marrëdhëniet mes vendeve tona, kanë gjetur shtigje të komunimit mes tyre. Ashtu sic dinë vetëm të rinjtë. “ Duhet të mësojmë të jetojmë me fqinjët tanë. Kam ditur fare pak për Shqipërinë dhe tani jam i tërhequr prej saj” – tha ministri Serb para 12 orësh. Po ashtu ka thënë një student i ardhur nga Mali i Zi vetëm para një muaji në një aktivitet të përbashkët që “Studentët janë studentë, gjithkund janë të njëjtë. Njësoj mendojnë, njësoj dëgjojnë muzikë, njësojnë kuptojnë bisedat” Sjell këtu edhe dëshminë e Dejanit, pas përmbytjeve në Serbi, kur tha se të parat mesazhe për ofrimin e ndihmës ndaj vendit të tij, ishin nga të rinjtë e një organizatave rinore nga Shqipëria. Por, nga të gjitha ato që kam lexuar në media si citime të të rinjve, ajo që më ka mbetur në mëndje është fjalia e një të riu serb që tha pas vizitës së bërë në zyrat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në verë të këtij viti kur tha: “ Këto zyra më bënë të ndihesha sikur isha në familjen time”.

Kjo, është ajo që duhet të ndërtojmë në rajon: ti bëjmë të rinjtë të kenë ndjesinë se ndihen njësoj si në familje, pavarësisht se janë nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo Bosnja. Ndoshta do të duhet shumë kohë, kur pasionet e Ballkanit të qetësohen, por është e sigurtë se kjo zyrë e përbashkët, si shprehje e vullnetit të përbashkët politik të vendeve tona, do të kontribuojë padyshim në drejtim të asaj që duam të ndërtojmë: të ardhmen e përbashkët europiane.

da3

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?