Krimi në Fier, Vokshi: Gratë nuk po mbrohen, ministri nuk mban përgjegjësi
Pas ngjarjeve të fundit të dhunës brenda në familje, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u ka bërë thirrje institucioneve të mbrojnë jetën e grave.
Në një takim me gratë e PD në Shkodër, Vokshi bëri shkaktare kryesore të rritjes së nivelit të dhunës në Shqipëri varfërinë.
Sipas deputetes së opozitës, është shteti ai që ka detyrë të sigurojë dhe mbrojë jetën e qytetarëve.
“Ministri ka larë duart, ka thënë që nuk ka përgjegjësi.
Në 2 ditë, 2 ngjarje të tmerrshme të dhunës në familje” u shpreh Vokshi në takimin me gratë.
Deputetja e PD-së gjithashtu shtoi se mekanizmat për mbrojtjet e grave ne vend nuk funksionojnë
KOHA JONË SONDAZH

