Zëvendëskryeministrja Balluku tregon se do të kushtojë energjia pasi kalohet fasha prej 800 kv/orë
Kush shpenzon më shumë se 800 kv/orë energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajë më shumë për energjinë elektrike.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi këtë të enjte se çmimi për energjinë do të kushtojë 42 lekë për çdo kilovat nga 801/kilovat për orë e sipër.
Një kilovat/orë do të kushtojë 35 lek, plus 7 lekë tarifat e shpërndarjes, do të shkojë 42 lekë një kv/orë, tha Balluku.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti.
KOHA JONË SONDAZH

