Kriza politike, BE: Palët të bëhen bashkë për të mirën e vendit

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë iu ka bërë thirrje palëve politike që të ulen në dialog dhe të tejkalojnë krizën politike. Ky apel vjen pas takimit të zyrtarëve të BE-së në Shqipëri me përfaqësues të opozitës së bashkuar.

“Është koha që të dy palët politike të punojnë së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit”-thuhet në mesazhin e BE-së.

Drejtori i Komisionit Europian, Calavera Ruiz, u takua me përfaqësuesin e partive të opozitës për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën politike në vendin tonë përpara Raportit Vjetor të Komisionit të 2019-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas takimit, Ruiz ka shkruar në rrjetet sociale se politika duhet të punojë për të mirën e vendit, si dhe ka apeluar për dialog. “Është koha që palët politike të dialogojnë. Të punojnë sëbashku për të mirë të vendit”, thotë Ruiz.

Gjatë vizitës së saj dy ditore, shefja e ONM-së Genoveva Calavera ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, me Ministren e Drejtësisë dhe anëtarë të KLP-së me fokus reformën në drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?