FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku i Rilindjes një orë në SPAK

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me dëshminë për rreth një orë, që kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka dhënë një ditë më parë në SPAK.

Leli është paraqitur për disa hetime të SPAK që kanë të bëjnë me një aferë për tjetërsimin e pronave.

Sipas Report tv, BKH ka marrë në pyetje Lelin për llogari të hetimit që po ndjek prokuroria Enkeleida Millonai. Të njëjtat burime nga SPAK bëjnë me dije se ndaj Lelit nuk ka asnjë kallëzim apo të jetë person në hetim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leli rezulton se ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?