FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku Veliaj: Jo më lavazhe, servise makinash, disko e gomisteri poshtë pallateve

Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje zhvillimi aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, përfshirë edhe lavazhet, apo serviset e makinave, të cilat do të zhvendosen, si në çdo qytet perëndimor, larg zonave të banuara.

Bashkia e Tiranës do të jetë bashkia e parë që do të disiplinojë dhënien e lejeve të tipit C për subjekte të tilla, por gjithashtu do të menaxhojë edhe zhurmat e trafikut dhe do krijojë një hartë të zonave të gjelbra akustike. Lajmi u dha nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në hartimin e Planit Lokal të Veprimit mbi Zhurmat për Bashkinë e Tiranës, si një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet.

“Para 6 vitesh nuk e mendonim se do vinte dita kur në Tiranë do të flisnim edhe për tema të ndotjes akustike. Por, kur dëgjon se po diskutojmë sot të njëjtën temë që diskutohet edhe në vendet perëndimore, ky është lajm i mirë. Lajmi i keq është se me ndotjen akustike ne kemi një raport tolerance ekstreme. Ndonjëherë, kemi sjellje dramatike, thuajse apokaliptike, për gjëra thellësisht banale të një mungese durimi ndaj dikujt që po kalon vijat e bardha, apo ndaj dikujt që kur ndizet semafori i biem borisë që të lëvizë makinën. Kjo duhet të ndryshojë dhe jam i sigurt se përveç sensibilizimit, do duhet të shikojmë edhe disa rregullime të tjera,” u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?