FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: ‘Autoriteti i Dosjeve’ falsifikoi për Metën siç bënte Bashkim Sorra te ‘Rruga e Kavajës’

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se protestat që do të nisin së shpejti kanë një agjendë të qartë që fillon dhe mbaron me rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Kryemadhi përmendi në emision edhe ‘Autoritetin e Dosjeve’ që akuzon Metën si bashkëpunëtor të ish-sigurimit. Sipas saj, dosja është falsifikuar ndërsa shtoi se edhe ndërkombëtarët janë ‘helmuar’ me këto falsifikime.

“Protestat kanë një agjendë që fillon dhe mbaron me rrëzimin e qeverisë. Protestat kanë agjendat e tyre, takime me ndërkombëtarët që janë helmuar me falsifikime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja e ‘Autoritetit të Dosjeve’ për Metën është falsifikim siç falsifikonte Bashkim Sorra tek Rruga e Kavajës.”-tha Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?