Kryemadhi drejt kryeministrisë: Kam një mesazh për Ramën!

Kryemadhi ka dal nga selia e LSI-së, bashkë me mbështetësit, duke u nisur drejt kryeministrisë. Në një prononcim për mediat Kryemadhi i adresoi një mesazh kryeministrit Edi Rama, të cilit i theksoi se vetëm në një sekondë zyra e tij mund të pushtohet.

“Falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që i janë bashkëngjitur protestës së opozitës. Kërkesa e opozitës nuk është politike, por ka të bëjë me mbijetesën e shqiptarëve. Kam një mesazh për Ramën që nuk është në zyrë, dua ti them se vetën në një sekond zyra e tij pushtohet. Do të jetë shumë më keq për të nëse qytetarët do të hyjnë në zyrë.

Të largohet dhe të çlirojë PS-në nga kapja, në mënyrë që të ringjallë shpresën tek shqiptarët. Ky nuk është akti final për rrëzimin e Ramës. Akti final është për rrëzimin e kapjes së shtetit. Do vazhdojë edhe disa ditë, ose për një periudhë të shkurtër kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama

I rëndësishëm është sensibilizimi i  qytetarëve. Ne si opozitë kemi qenë në rrugën e duhur duke nisur nga djegia e mandateve”, deklaroi Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?