Kryemadhi: Edi Rama jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në Qarku Durrës akuzoi Edi Ramën si rrezik jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal.
Kryemadhi tha se për shkak të politikav të gabuara Rama po cënon interesat e shqiptarëve në rajon.
Në fjalën e saj, Kryemadhi u ndal dhe në presionin dhe dhunën me të cilën u përballë LSI në Durrës. “LSI në Durrës përjetoi terrorin më të madh gjatë fushatës, por arriti ndër rezultatet më të mira në Shqipëri. Strukturat e shtetit u ben njesh me bandat dhe krimin e organizuar”,- tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI u shpreh se LSI zgjodhi të jetë në opozitë, pasi nuk mund të bashkëjetojë me krimin.
“Ne zgjodhem të ishim në opozitë, sepse nuk mund të beheshim njesh me krimin. Sot Shqiperia drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi perballe dy rruge: të bashkejetojmë me llumin dhe krimin që po instalon Edi Rama, apo të zgjohemi dhe të sensibilizojme njerëzit”, tha Kryemadhi.
Drejtuesja e LSI u ndal dhe në emërimet në qeverinë “Rama”.
“33 zv.ministra në qeveri? Rama vërtetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre”,- tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI foli dhe për një model të ri politike dhe opozite që i duhet vendit. Ajo tha se eduakata politike në këto 27 vjet e bazuar te konflikti dhe mohimi dhe kundershtimi i gjithçkaje. “Ne duam të sjellim risi dhe ti japim fund kesaj tradite. Opozita jonë është e bazuar te alternativave. Ne nuk duam të përfaqësojme grupe interesi të mafiozëve dhe oligarkëve, por grupe interesi që lidhen vetem me interesat e drejtperdrejta te qytetarëve”,- deklaroi Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

