FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Klodiani do të mbetet në altarin e krenarisë shqiptare

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në Letoni pas një incidenti në kampin ushtarak “Adazi”. Kryemadhi shkruan në facebook se dhimbja është e madhe por Klodiani thotë kryetarja e LSI-së, do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare.

Postimi i plotë

Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne. Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi! Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare! I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?