Kryemadhi: Përshëndes Klajdin për kurajon për t’ju përgjigjur një kryeministri arrogant

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ka falenderuar këngëtarin dhe gazetarin Klajdi Musabelliu, pas përgojimit që ju drejtua atij nga Asambleja e Partisë Socialiste. Rama tha se ka gjetur edhe këngëtar pranë Agjensisë Kombetare te Burimeve Natyrore, duke iu referuar Klajdi Musabelliut.

Kryemadhi shkruan se Klajdi është një vlerë e kësaj shoqërie, ndërkohë që përshëndeti kurajon e tij për t’ju përgjigjur një kryeministri arrogant.

“Klajdi dhe të rinj si ai janë vlerë e kësaj shoqërie! Ndaj sot dua ta përshëndes për kontributin dhe kurajon për t’iu përgjigjur një kryeministri arrogant dhe të perqendruar te trafikantët që e rrethojne.  Faleminderit, Klajdi”, shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?