FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: PS po përgatitet për zgjedhje parlamentare, bëjnë si të fortë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pasi doli nga selia e PD  është shprehur se me qeverinë nuk ka më dialog por vetëm zgjedhje të parakohshme. Ajo është shprehur se PS në rrethe ka nisur fushatën dhe ka hapur zyrat elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato lokale.

“Nëse do të ketë 140 deputetë, le të vazhdojë, por unë besoj se nuk do ta ketë dot shansin për 140. Kemi një krizë politike në vend dhe një parlament ilegjitim. Sot qeveria është kthyer në një institucion që bën qoka në funksion të grupeve të caktuara të interesit.

Nuk ka më dialog, por zgjedhje të reja. Vetë specialistët, edhe pse bëjnë si të fortë, po përgatiten për zgjedhje të parakohshme dhe pse bëjnë si të fortë, vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare dhe jo lokale. Në Fier e në disa qytete të tjera ata kanë hapur zyrat elektorale dhe po fillojnë fushatën”, deklaroi Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?