Kryemadhi: Qytetarët të revoltuar me Ramën. Mogerini nuk tha asnjë fjalë për kanabisin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 deklaroi se qytetarët shqiptarë mezi po presin largimin e kryeministrit Rama, të cilin e quajti të rrezikshëm për jetën e shqiptarëve.

Kryemadhi tha se opozita ka arritur shumë me protestat e saj, në një axhendë e cila ka nisur që me protestën e madhe të 27 Janarit të vitit të kaluar.

“Në fakt si puna juaj të gjithë qytetarët mezi po presin, që njeriu qesharak, kryeministri Rama, që ju dhatë pak më përpara, mezi po presin që të iki. Në fakt, ne e trajtojmë si qesharak, por ai nuk është qesharak. Ai është i rrezikshëm për jetën e shqiptarëve. Dhe për hir të së vërtetës gjithmon është munduar që rrezikshmërinë e tij dhe kriminalitetin e tij ta mbulojë me batuta qesharake. Edhe në 2017-ën po të njëjtën gjë bëri. Në 2017 foli për tepsinë, kazanin, tenxheren, atletet, tutat e sportit, dy gishtat etj me rradhë. Ajo që të bën përshtypje është se njerëzit, analistët, gazetarët, të gjithë qytetarët ndihen të nervozuar dhe të revoltuar dhe mezi po presin që ky njeri të iki. Nuk ka teatër nga opozita, z.Rakipi, sepse opozita ka djegur mandatet. Do të ishte teatër nëse ne do të rrinim në Parlament. Tani vijmë të protestat që kanë dy muaj. Në 16 shkurt unë kam thnënë, ose ai, ose ne. Duhet të kemi një gjë parasysh, axhenda e opozitës nuk është as axhendë dy mujore, dhe as një axhendë dy javore. Ka një axhendë që ka filluar që në 27 Janar të 2018-ës, të mos harrojmë që kishe një opozitë të shpërndarë”,- tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi: Mogherinit i doli kundër dhe Renzi. Ajo nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e Shqipërisë

Swiss Digital Mobile Reklama

E pyetur  në lidhje me deklaratat proqeveritare të Komisioneres Mogherini, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se nuk pret nga Komisionerja që ti dhimbsen shqiptarët, përsa kohë që ajo nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e Shqipërisë, për kapjen e Reformës në Drejtësi dhe për eksodin masiv të 500 mijë shqiptarëve. Kryemadhi theksoi se Mogherinit i doli kundër edhe Mateo Renzi, i cili tha se Komisonerja ishte një dështim për politikat e jashtme të Komisionit Europian. Kryemadhi tha se Mogherini ka të përbashkët me kryeministrin Rama dashurinë për Rusinë dhe dashurinë antishqiptare. “Nga data 23 deri më datë 26 Mogherini nuk është më sepse bëhet zgjedhjet në gjithë Evropën dhe janë në skenë personazhe të tjera. Kur asaj i doli kundër edhe Renzi që tha dështoi politika e jashtme e Komisionit Evropian, unë nuk pres që Mogherini që ishte partizane e korrigjimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë, nuk foli një fjalë për kanabizimin e Shqipërisë, që s’foli një fjalë për një reformë drejtësie e cila po kapet çdo ditë e më shumë nga krimi i organizuar dhe nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo që të flasë qoftë edhe një fjalë për 500 mijë shqiptarët që kanë ikur emigrantë. Unë pres që Mogherini të puthet në buzë me Edi Ramën siç ka bërë se kanë shumë gjëra të përbashkëta me njëri- tjetrin, dashurinë për Rusinë dhe dashurinë anti-shqiptare që kjo është shumë e qartë dhe nuk pres as që Mogherinit t’i dhimbsen shqiptarët”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se ambasadorë të Republikës së Shqipërisë janë vënë në shërbim të kryeminstrit Rama për të kërcënuar dhe shantazhuar mediat e huaja të cilat shkruajnë artikuj kundër qeverisë së tij. Kryemadhi tha se përballë kemi një kriminel në strukturuar në mënyrë perfekte. “Edi Rama i rrëzuar është, por mos harroni se kë kemi përballë. Nuk ke përballë as Sali Berishën, as Fatos Nanon, as Ilir Metën, as Pandeli Majkon, as Aleksandër Meksin, as Bashkim Finon. Kemi një kriminel të strukturuar në mënyrë perfekte me Ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës, të cilët nuk i shërbejnë shtetit shqiptar. Këta i shërbejnë si ambasadorë me vulën e ambasadës, me akredimentin e Ambasadës të Shqipërisë, nëpër institucionet mediatike, gazetat, televizionet, që kontrollojnë gazetarët të cilët bëjnë shkrime dhe artikuj kundër qeverisë të Edi Ramës. Ambasadat shqiptare në Europë, ku ka artikuj në media të ndryshme që shkruhen artikuj kundër qeverisë së Edi Ramës, shkojnë deri aty sa me akredimentin, firmën e ambasadorit apo ambasadores, me vulën e Ambasadës së Shqipërisë, e përdorin për të shantazhuar apo kërcënuar gazetarë nëpër media të ndryshme. Qofshin këto latine apo anglo-saksone. Kam prova dhe të dali të thotë Edi Rama që nuk është e vërtetë dhe unë do ti them ja ku e ke”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?