Kryemadhi: SPAK të mos zgjasë hetimet, shqiptarëve po u zhvaten 80 mijë euro çdo ditë me inceneratorët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje Prokurorisë se Posaçme të mos zgjasë hetimet për inceneratorët dhe kompanitë që kanë kryer evazion fiskal, pasi shqiptarëve po u zhvaten 80 mijë euro çdo ditë.

Çdo ditë që zgjatet inceneratori i Tiranës, dhe i bëj thirrje SPAK që mos ta zgjasë më, çdo ditë që zgjatet kontrata e inceneratorit te Tiranës, shqiptarëve u grabiten 80 mijë euro në ditë. Këto para më e pakta do të ishin ndihmë financiare për zyrat e Prokurorëve të cilët mund të kishin më kollaj për të pasur më shume staf për të pasur më shumë mundësi për të zbardhur problemet e drejtësisë”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?