Kryemadhi: Sulmi ndaj Ralf Gjonit, skenar i “regjisorit” Edi Rama

Lidhur me sulmin me bojë ndaj deputetit Ralf Gjoni i cili u betua ditën e sotme në Kuvend, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se ky është skenar i Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga vetja.

“Nuk kam dijeni për një gjë të tillë, por regjisori Edi Rama bën ngjarje të tilla. Po t’i kishim sulmuar do i kishim sulmuar me kohë. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, u shpreh Kryemadhi lidhur me sulmin ndaj deputetit Ralf Gjoni.

Gjoni u sulmua sapo doli nga shtëpia, ku poshtë hyrjes së pallatit e priste një djalë. Ai e ka qëlluar me bojë të kuqe. Gjoni sapo kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë ai tha në një deklaratë për mediat se prita ishte e porositur nga lart.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi nga protesta:

Znj.Kryemadhi cili është komenti juaj në lidhje me sulmin me bojë ndaj deputetit Ralf Gjoni?

Nuk kam dijeni për diçka të tillë, lexova dhe unë një njoftim. Regjizori Edi Rama për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij mbasi mori betimet e deputetëve, tashmë do t’i kthejë dhe në klloun, duke bërë gjëra. Po të donim t’i kishim sulmuar, do ti kishim sulmuar me kohë por shpresoj që viktimat e radhës së Edi Ramës mos të jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për rastin e z.Gjoni, përgjegjësit duhet të dalin, të denoncohen, nëse ka përgjegjës dhe nëse ka shkaktarë të tillë le të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Ajo çka dua të them është që legjitimiteti i atij Parlamenti nuk është më. Duke pasur parasysh dosjet 339 dhe 184 ku është e faktuar blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. Por problemi nuk qëndron vetëm aty. Problemi qëndron se kjo shitblerje e votës nëpërmjet bandave dhe grupeve kriminale ka shërbyer për të varfëruar shqiptarët. Ky parlament me akumulimet e veta që ka bërë, me ligjet, me ndryshimet, ka rritur taksat, i ka trefishuar taksat e shqiptarëve. Do të thotë që nëse një bukë ka qenë 500 lekë të vjetra tani është bërë 800 lekë. Kanë rritur çmimin e energjisë elektrike. Nëse shqiptarët deri dje për të njëjtën sasi energjie paguanin 10 mijë lekë të vjetra sot paguajnë 30 mijë lekë të vjetra. Nëse për të njëjtën sasi uji paguanin 20 mijë lekë të vjetra sot paguajnë 170 mijë lekë të vjetra. Qytetarët nëse para disa vitesh çmimin e naftës e kishin 1500 lekë sot e kanë 2000 lekë. Për të mos vazhduar te protesta e fermerëve të Lushnjes që po protestojnë për çmimin e lartë të qumështit dhe TVSH e vendosur mbi fermerët. Për të mos vazhduar sepse akoma nuk ka filluar prodhimi i perimeve që përsëri do t’i fusin në procesin e TVSH. Për të mos vazhduar me vajin, me miellin me sheqerin, me orizin, që shqiptarët e kanë kafshatën e fundit të gojës për tu ushqyer dhe çmimet janë rritur gjithmonë e më shumë. Pra e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i kapjes së shtetit që ka çuar drejt varfërimit të shqiptarëve. Dhe pse e ka bërë. Nuk është e rastësishme, strategjia e Edi Ramës është shumë e thjeshtë. Të varfërojë shqiptarët, të mos ti lejojë të kenë mundësinë të kenë pavarësi ekonomike, në mënyrë të tillë për ti nënshtruar, për ti blerë dhe për ti zaptuar më pas dhe të ardhmen e tyre. Dhe kjo është mëse e qartë. Shqiptarët tani e kuptojnë, një pjesë këtu janë simpatizantë të partive politike por pjesa më e madhe, drejtoni mikrofonin kujtdo qytetari që të doni, nuk do t’ia dijë për politikë. Çdo njëri ka hall, ose është i papunë, ose ka humbur vendin e punës, ose nuk ka mundësi për të paguar faturat e përditshme të shtëpisë, ose i kanë ikur fëmijët nga shtëpia dhe nuk i kthehen më e kështu me radhë. Apo siç është edhe rasti i banorëve të Unazës së Re, ku ata kanë bërë një protestë heroike dhe janë bërë bashkë motra e vëllezër socialist e demokratë, janë kapur dorë për dore me njëri-tjetrin. Pse? Sepse kulmi i arrogancës dhe i grabitjes ka arritur majat më të larta, ka 27 vjet që i paguajnë taksa shtetit shqiptar, ju kanë vendosur taksa pafundësisht dhe një ditë bukur ngrihet Edi Rama dhe thotë do ndërtojë një kullë këtu me Taulant Ballën dhe me kriminelët dhe shtëpitë tuaja do ti shkatërroj dhe përveç kësaj thotë do të vjedh dhe 30 milionë euro do ti fusë në xhepin tim që një Zot e di se për çfarë do ti përdori, prandaj këtu nuk është më një çështje e një revolte pallati, nuk është as çështja e një revolte opozite, këtu është revolta e një populli, është revolta e një populli i cili është ngritur për hallet e veta, nuk është ngritur as për hallet e Lulit, as për hallet e Monës, as për hallet e asnjërit. Njerëzit këtu janë ngritur për problemet e tyre, sot ka kaluar çdo lloj caku Edi Rama me shqiptarët dhe shqiptarët nuk kanë për ta falur.

Znj Kryemadhi në përgjigjen tuaj ka një pikë që bini dakord me Presidentin e Republikës përsa i përket legjitimitetit të mandateve që u zëvendësuan deputetët, atyre që pranuan të merrnin mandatet, por Presidenti dje ka thënë që është i gatshëm të dorëzojë edhe mandatin e tij, e shikoni ju i zgjidhje të fundit dhe do ja sugjeronit këtë, si Kryetarja e LSI-së dhe si bashkëshortja e tij?

Si bashkëshortja e tij nuk merrem fare me punën politike, si Kryetare e LSI-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pozicionin e saj shumë të qartë, në marrëdhënie me Parlamentin, në marrëdhënie me qeverinë ,në marrëdhënie me Reformën në drejtësi, e cila ka dështuar, sepse sot shqiptarët janë në rrugë për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese sepse ligji për dividentin që Presidenti e ktheu, këta përsëri manipuluan në mënyrën më kriminale dhe korruptive në Komisionin e Ekonomisë dhe e rikthyen ligjin edhe një herë në fuqi, sepse krijonte varfërinë e shqiptarëve. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që iu vodhën buxhetit të shtetit me qindra milionë euro, kur ndërkohë fukarenjtë kishin paguar edhe taksat e tjera, e me radhë dhe çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ky Parlament nuk ka më mundësinë për çdo padrejtësi që i bëhet opozitës, apo kujtdo deputeti tjetër, nuk i është dhënë më mundësia për të vazhduar për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese, kështu që automatikisht këtu ka rënë shteti, se çdo bëjë presidenti është zgjedhja e tij dhe pozicionimi dhe qëndrimi i LSI-së nuk ka të bëjë as me qëndrimet e Presidentit, ne këtu jemi në qëndrim të unifikuar të opozitës, ku të gjitha partitë opozitare janë dakord, këtu nuk është më vetëm opozita këtu janë edhe gjithë shqiptaret, presidenti le të bëjë punën e tij, ajo është puna e tij zyrtare, legjitime jo legjitime nuk kam asnjë arsye për ta komentuar, unë jam këtu për të komentuar pozicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më shumë se qytetare sesa si kryetare.

Cila është axhenda për sot e protestës ?

Axhenda është shumë e thjeshtë, s’ka axhendë, një nga problemet më të mëdha që kanë sot analistë apo mund të themi edhe ndërkombëtarët është që opozita nuk drejton më popullin por është populli që e drejton opozitën, ca do të thotë kjo, do të thotë që këtu ka humbur çdo vlerë ka humbur çdo moral i politikës ne marrëdhënie me qytetaret, dhe pozicionimi ynë për të djegur mandatet për tu bërë njësh me popullin është sepse Shqipërisë i ka ardhur koha për ti kthyer vlerat e politikës për të mos ta parë politikanin dhe deputetin si njeri të korruptuar dhe kriminel, si një njeri që merr mandatin e deputetin për të mbushur xhepin e tij, si një njeri që merr mandatin e deputetit për të mbyllur të kaluarën e tij, por deputeti duhet të jetë si përfaqësuesi i qytetarëve që lufton për taksa të ulëta që lufton për energji të lirë, që lufton për faturën e energjisë së ujit të lirë, që lufton për shkollë të barabartë për fëmijët, për shëndetësi të barabartë për fëmijët, e kështu të gjitha me radhë.Atëherë kush është e ardhmja? E ardhmja e vetme është të përmbysim këtë qeveri e cila ka kapur të ardhmen e shqiptarëve dhe të krijojmë një sistem të ri vlerash. Sistemin e politikës së vërtet i cili është një sistem që ju jep shqiptarëve barazi, nuk u jep shqiptarëve diferenca. Pra standard tjetër për politikanët dhe standard tjetër për qytetarët.

A keni informacion për z. Rama, Znj. Kryemadhi?

Unë nuk e di por që kur z. Rama ka filluar të shajë Zotin, ka probleme.

Znj. Kryemadhi, si një e udhëhequr nga populli, siç deklaruat ju, a mendoni pra me gjykimin tuaj se revolta popullore po shtohet apo ka një tkurrje të protestës?

Ora është 11 pa 10. Shikojeni si e keni sheshin plotë. Më thuaj në cilën periudhë të Shqipërisë ke pasur kaq shumë qytetarë, gra, vajza, të rinj, që dalin të protestojnë pa pasur asnjë lloj intimidimi ose frike përballë policisë, e cila ka përdorur me qindra herë gaz lotsjellës. Që nuk është gaz lotsjellës por është helm, është lëndë kimike luftarake. Pra që kalon çdo lloj standardi të protestës së tyre por dhe me këtë do të merremi pak më vonë. Faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?