FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi sulmon Engjëll Agaçin duke lënë jashtë akuzave zv/kryeministrin Arben Ahmetaj

Monika Kryemadhi te emisioni “Open” ka folur për aferën e inceneratorëve, ku sot u mor vetëm me Erion Veliajn.

Ndërkohë e pyetur për Engjëll Agaçin, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, zonja Kryemadhi e përjashton Ahmetaj nga skandali.

Ja se çfarë thotë Kryemadhi: “Për Engjëll Agaçin e di që është te inceneratori i Elbasanit. Shpallja e fituesit “Albtech Invest” në mënyrë të paligjshme që duhet të ishte prokurim ndërkombëtar, nuk u bë. Nuk u la 40 ditë, siç e ka ligji, pra implikohet drejtpërdrejtë Engjëll Agaçi dhe gjithë ministrat që kishin anën ligjore të kësaj. Për çështjen financiare është Lefter Koka. Ndërsa për Arben Ahmetaj nuk ka firmë në Elbasan dhe Fier. Nuk e di se cili është implikimi i tij në inceneratorin e Tiranës. Në Fier, zoti Subashi e di që ka bërë deklaratë se i është kërkuar të bëjë kthimin nga tokë arë të tokës ku është bërë inceneratori i Fierit”- theksoi Kryemadhi, duke e përjashtuar zv/kryeministrin Ahmetaj që asokohe ishte ministër Financash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?