Kryemadhi takon të rinjtë në Tiranë: Dyfishimi i buxhetit për arsimin, prioritet i LSI
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me gjimnazistë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë. Kryemadhi është njohur nga të rinjtë me problemet e sotme të arsimit dhe ka premtuar dyshimin e financimeve për arsimin në të gjitha nivelet.
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit në Facebook:
Sot u takova me të rinjtë energjik të Gjimnazit Sami Frashëri të Tiranës.
Qeveria i ka lënë pas dore të rinjtë duke i braktisur përballë një udhëkryqi të rrezikshëm për të ardhmen. Sidomos maturantët që janë sot të pa informuar, me mungesë të theksuar orientimi për procesin e maturës shtetërore që duhet të kalojnë.
Më bëri përshtypje diskutimi me Ajlën, e cila ndihej e dekurajuar për t’iu dedikuar mësimeve për shkak të kurrikulës mësimore që nuk nxit te të rinjtë analizën kritike dhe mendimin e lirë por metodën e mësimit mekanik.
Premtimet e pambajtura karshi rinisë e dekurajojnë atë që jo vetëm mos ta shohë të ardhmen në Shqipëri por edhe që të mos bëhet pjesë aktive e politikës. I tillë është premtimi i pambajtur i Rilindjes për dedikimin e 5% të GDP për buxhetin e arsimit. Ndërsa nuk kursehet as pak për taksat e shqiptarëve që shkojnë për konçesione drejt miqve të Rilindjes.
Ndaj dyfishimi i buxhetit për arsimin është prioritet kryesor për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rinia qëndron në themel të programit të LSI, pasi LSI është partia e të rinjve dhe ne besojmë se të rinjtë e duan dhe do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë tonë.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj ?

KOHA JONË SONDAZH

