FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi vizitë në Kinë: Bashkëpunim mes dy vendeve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Song Tao, Ministër, Drejtues i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze. Gjatë takimit u formalizuan marrëdhëniet ndërmjet dy partive, të cilat u vlerësuan si tepër të rëndësishme për të forcuar më tej marrëdhëniet Kino-Shqiptare.

Gjatë takimit  Kryemadhi shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për këtë hap të ri të hedhur ndërmjet dy partive dhe shprehu angazhimin për të shtrirë bashkëpunimin në disa fusha të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, ne fushat e Turizmit, Bujqësisë, Infrastrukturës dhe Drejtësisë e Rendit.

Kryemadhi shprehu kënaqësinë për trendin në rritje të shkëmbimeve ekonomike-tregtare, ku sot Kina është investitori i dytë më i madh në Shqipëri, si dhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve kinezë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Song shprehu vlerësimin për bashkëpunimin me LSI si një faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare dhe kontributore e përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Song shprehu angazhimin, në emër të Partisë Komuniste Kineze, për të shtuar bashkëpunimin duke shkëmbyer takime të niveleve të larta për të ndarë eksperiencat e suksesshme respektive. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë do i kushtohet shkëmbimeve rinore, në kuadër të forcimit dhe trashëgimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kryetarja e LSI, Kryemadhi vlerësoi arritjet e RPK dhe Presidentit Xi Jinping dhe zhvillimet pas Kongresit të 19, veçanërisht objektivat për luftën kundër varfërisë, rritjen e transparencës dhe zhvillimin e gjelbër.  Është evidente që reformat kanë nxitur hapjen e Kinës dhe hapja ka nxitur më tej reformat duke sjellë zhvillim dhe stabilitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?