Kryeministri batuta me Benet Becin në Shirokë: As votën nuk e di a ja ka dhënë PS!

Nga Shiroka, kryeministri Edi Rama sërish ka thënë se nuk i mbështet dot ato bashki, ku do të fitojë opozita. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo nuk është një kërcënim, ndërsa solli edhe shembuj që siç tha ai bashkia e Shkodrës e ka penguar që të punojë dhe investojë në këtë qytet.

“Ne kemi firmosur kontratën për ujësjellësin, dhe bashkia nuk na jep lejen për të nisur punë. Nuk jep lejen që të të vijë uji. Uji me sa mua me rezulton jo vetëm që shkon në çezmat e të gjithëve, edhe të demokratëve, por mua nuk më rezulton që demokratët e duan ujin ngjyrë blu. Unë e di që e duan pa ngjyrë ujin. Kurse bashkia e Shkodrës dëshiron që demokratë e socialistë kërkon që etjen ta kenë blu. Nuk japin lejen për ujësjellës.

Më thonë mua mos kërcëno që nuk do mbështes Shkodrën apo cilëndo bashki që do fitojnë ata të tjerët. Unë nuk kërcënoj, por unë nuk e mbështes dot. Kjo do të thotë kjo që po ju them. Se ana tjetër e medaljes thotë diçka tjetër. Kudo ku ne kemi pasur mundësi të bëjmë punë për Shkodrën që nuk ka qenë në dorën e bashkisë dhe bashkia na ka penguar”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër teksa e vlerësoi kandidatin e PS për kryetar bashkie, Benet Becin, por Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se nuk e di nëse edhe votën ja ka dhënë apo jo PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk na e ka dhënë votën, madje madje, dyshoj a ja ka dhënë votën a ja ka dhënë votën PS kur u bë deputet. Sepse nuk ja bën dora. Edhe kur u fut në skuadrën tonë ka pasur një bisedë interesante, sepse Beneti e ka pasur problem politiken. I thashë të dua sepse për Shkodrën dua të bëjmë një gjë ndryshe dhe mbase i thashë ti mund ti hapësh dyert e bashkisë Shkodër më kollaj sesa ne komunistët”, u shpreh kryeministri.

Nënteksti i kryeministri ishte dinak, donte t’ju çonte shkodranëve se nuk iu kemi sjellë një militant socialist, por një administrator që sjellë para e investime për Shkodrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?