FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Edi Rama përcolli ecurinë e punimeve në lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranës

Në lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë vijojnë me ritme të shpejta punimet për ndërtimin e saj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale pamje nga punimet në këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore, që pritet të finalizohet sa më shpejt.

“Në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe, në Tiranë, vijon puna për ndërtimin e viaduktit dhe ndërtimin e rrugëve dytësore pjesë e këtij loti”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfundimi i plotë i Unazës së Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash të gjatë, do të lidhë kryeqytetin me gjitha rrugët dalëse kombëtare, si dhe do të lehtësojë qarkullimin në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Unaza e Madhe do të bëjë të mundur edhe urbanizimin e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?