Kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare në Gjermani (VIDEO/FOTO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta gjermane në aeroport.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim sot në Gjermani me kancelaren Angela Merkel rreth orës 14.00.  Në takim do të diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale si dhe çështjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OFQgWFHSyT8″ width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Kancelarja Angela Merkel më 28 nëntor 2016 nga ora 14:00 pret Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në një konferencë të përbashkët, Merkel dhe Rama në fokus do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe statusin e afrimit të Shqipërisë në BE”, bën të ditur faqja zyrtare online e kancelares gjermane Merkel. Me kryeministrin Rama ndodhen dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si dhe kryetari i grupit të Miqësisë, Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook, kryeministri Rama theksoi se e ardhmja europiane e Shqipërisë është një amanet që me çdo kusht do të realizohet në sajë të reformave që do të ndërmerren dhe nuk do të pengohet nga zëra pa mandat, referuar deklaratave të deputetit gjerman pak ditë më parë.

 Kryeministri Edi Rama pritet me ceremoni zyrtare në Berlin (VIDE/FOTO) edi-rama-gjermanirama-gjermani2 eskorta-gjermani-rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?