Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis ka ardhur bashkë me delegacionin e tij që përbëhet nga 5 ministra.
Trupi i kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit kanë ardhur figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse