FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri i Malit të Zi bashkohet publikisht nismës “Open Balkan”

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e radhës të “Open Ballkan”. Në një intervistë për mediat vendase, ai tha se nuk kishte dëgjuar asnjë argument të vlefshëm se “Ballkani i Hapur” nuk ishte i mirë për Malin e Zi. Ai konfirmoi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit ku është ftuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Unë do të shkoj atje si kryeministër. Mendoj se çdo iniciativë rajonale që mund të përshpejtojë integrimin është diçka që duhet t’a pranojmë. Nëse dikush ka një ide për të zëvendësuar integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar asnjë argument të vlefshëm se pse

Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi. Nëse nuk është mirë për një parti apo për një politikan, le ta thonë. Por nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm,” – tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duam ta kthejmë ‘lojën’ në favorin tonë dhe të tregojmë se mund të bashkëpunojmë për pikat dhe çështjet që janë me interes të përbashkët” – shtoi Abazovic.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do t’ju kujtoj se presidenti Gjukanoviç ka marrë pjesë një here. Një herë ka marrë pjesë edhe ministri i ekonomisë Sekulic. Ka ndodhur më herët. Unë do të shkoj si kryeministër. Personalisht, mendoj se çdo iniciativë rajonale që mund të përshpejtojë “integrimin europian, jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të vendeve të rajonit është diçka që duhet ta pranojmë,” – tha Abazovic.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?