FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri japonez shpëton nga një bombë që u hodh ndaj tij

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida u evakuua i palënduar nga një event publik, ku një person hodhi një bombë tymi në drejtim të tij.

Autori i sulmit u arrestua në vendin e ngjarjes në Uakajama, ku zoti Kishida do të mbante një fjalim, bënë të ditur mediat lokale.

Një dëshmitar deklaroi se kishte parë një person të hidhte diçka në drejtim të kryeministrit, që u pasua nga një tymnajë, ndërsa një tjetër tha se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet filmike treguan ndërkohë se truprojat neutralizuan një person që mendohet të jetë i dyshuari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë policia japoneze ka konfirmuar arrestimin, por ka refuzuar të bëjë komente të mëtejshme.

Televizioni publik japonez, NHK, citoi kryeministrin Kishida të thoshte se kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

“Policia po heton detajet e ngjarjes, por unë do të doja të kërkoja ndjesë për shqetësimin që shkaktova tek shumë njerëz”, deklaroi Kishida.

Sulmet e dhunshme janë shumë të rralla në Japoni, por ka polemika sa i takon sigurisë së politikanëve, pasi ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje vitin e kaluar teksa ishte në një fushatë elektorale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?