Kryeministri ligj të ashpër kundër portaleve

Kryeministri Edi Rama është zotuar gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare se nuk do të zbrapset nga projektligji kundër shpifjes në media. “Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes. Nuk vazhdojmë dot të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të na futet nëpër shtëpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se projektligji në fjalë është përgatitur në bashkëpunim me OSBE-në, draft përmes të cilit “do kërkojmë të shtrëngohet qartë në ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum”, paralajmëroi Rama gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?