FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri: Miliardat e rindërtimit nuk i mori qeveria me thes

Kryeministri Rama iu përgjigj sot kritikave të opozitës për fondet e mbledhura nga partnerët ndërkombëtarë pas tërmetit, duke thënë se të gjitha miliardat e të huajve administrohen dhe investohet prej vetë atyre dhe të gjitha miliardat e qeverisë shqiptare investimet nga vetë qeveria.

Sa i përket zbatimit të projekteve, të gjitha projektet e financuara nga të gjithë partnerët, që nga BE e deri te qeveria e Katarit, janë financime të administruara nga ata vetë. Pra, të gjithë atyre që vazhdojnë e flasin për miliarda, që i mori në thes qeveria e Shqipërisë, dua t’ju them se asnjë qindarkë e atyre investimeve të bëra nga qeveria e Shqipërisë nuk është një qindarkë e partnerëve, dhe asnjë qindarkë e partnerëve nuk është e administruar nga qeveria e Shqipërisë”, tha Rama nga Kombinati ku mori pjesë në përurimin e shkollës së re “Lasgush Poradeci”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?