FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri: NATO e ftuar për bazë ushtarake në Porto Romano në Durrës

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një konference sot me gazetarët ka pohuar se në portin e Durrësit, në Porto Romano, përveç pjesë komerciale dhe tregtare, parashikohet të ndërtohet dhe një bazë ushtarake e NATO-s, për të cilën i është bërë ftesë kësaj të fundit për ta financuar.

“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, që do të jetë në Porto Romano dhe veç pjesës komerciale, parashikohet të ketë dhe një pjesë ushtarake.

Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me ekipin tonë të ekspertëve dhe të aleancës, për të parashtruar në detaje projektin. NATO ka hyrë në fazë të re të bashkëfinancimit të projekteve të posaçme, aktualisht po ndërtohet baza taktike e NATO-s ne Kuçovë, financim i huaj, ndërsa porti, ne natyrisht do financojmë vetë pjesën komerciale dhe kemi ftuar NATO  për bashkëfinancim në bazën ushtarake”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?