Kryeministri: Një tjetër qendër shëndetësore e ringritur me standardet më të mira nga rrënojat e tërmetit (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga qendra shëndetësore e Ishmit e rindërtuar nga e para pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.
Krahas pamjeve, në një postim në Facebook, Rama shkruan:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me një tjetër qendër shëndetësore, atë të Ishmit, e ringritur nga rrënojat e tërmetit, me standardet më të mira për 8000 banorët e kësaj zone dhe turistët që do të jenë më të shumtë këtë sezon veror, ju uroj një ditë të mbarë🙏
KOHA JONË SONDAZH

