Kryeministri poston pamje të shtëpive të reja të lagjes “5 Maji” në Tiranë
Politikë E Enjte, 30 Dhjetor 2021 20:30
Kryeministri Rama javën e fundit të këtij viti po e ndan me banorët që po marrin shtëpitë e reja falas nga shteti, ndërtuar pas tërmetit.
Ja se çfarë shkruan kryeministri tani në darkë:
“Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”, e cila mbajeni mend do të jetë pas jo shumë vitesh, zona më e kërkuar e Tiranës dhe lagja më moderne e kryeqytetit (bashkë me “Kombinatin e Ri”); me banesa, shkolla, kopshte, çerdhe, qendër shëndetësore, institucione publike, terrene sportive, klube, restorante, njësi tregtare, parqe publike e shumë gjelbërim.
Krenar që të pastrehët e tërmetit në Tiranë do t’i marrin falas apartamentet e këtyre lagjeve, si një pasuri të patundshme e cila vetëm do të rritet”.

KOHA JONË SONDAZH