Kryeministri Rama do ta shesë ministrin e brendshëm
Sandër LLeshi nuk mund të quhet i korruptuar, por mund të akuzohet për shërbetor i zellshëm i kryeministrit, do të akuzohet kur të mos jetë më ministër, si njeri që hodhi helm kriminal gazlotësjellës mbi popullin e tij.
Pasi të rrëzohet qeveria, atë do ta shesi vetë PS-ja dhe kryeministri. Kur Rama braktisi dhe lëshoi ish-ministrin Tahiri, me të cilin rrinte e bënte pazare, ministrin aktual e shet pa asnjë hezitim.
Këtu do jemi dhe kur do ta shikojmë se si Edi Rama do t’ja faturojë të gjitha ministrit Lleshi.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh të dielën në një deklaratë për mediat se protesta e djeshme e opozitës ishte “e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme”.
Ishte protestë e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme. Pati më pak pjesëmarrës, gjë që është lajm i mirë, pasi shqiptarët kanë kuptuar se pas kujt nuk duhet të rendin”, tha Lleshaj.
“Pati më tepër dhunë, ky është një lajm i keq që tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë të pabesë, tinëzare nga vendi ku ishte kërkuar tek kryeministri drejt parlamentit duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën e duke sjell dëme. Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj, nuk ishte shpenzuar asnjë burim njerëzor apo material që protesta të zhvillohej brenda hullisë ligjore. Përkundrazi nga organizatorët ishin marrë masa për të hartuar plan sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese. Gjatë protestës u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Ministri Brendshëm Lleshi akuzon, por nuk heton dhunën e pushtetit të tij dhe gazin kriminal që po hedhin mbi protestuesit dhe banorët. Pse nuk heton dhunën ndaj medias gjatë ditës së djeshme?
Nuk je i besueshëm zoti Ministër!
Nëse do kërkoje sado pak falje për incidentët e policisë me gazetarët, edhe mund të quhej se ke reflektuar. Por në këtë mënyrë vulose fatin tënd me atë të kryeministrit.
KOHA JONË SONDAZH

