Kryeministri Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit: Sot jemi ngritur më të fortë!
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ngjarjen e rëndë që tronditi shqiptarët, si sot dy vite më parë, tërmetin e 26 nëntorit 2019.
Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet, por që nga kjo tragjedi Shqipëria ka dalë më e fortë.
Mesazhi i Ramës në Facebook
MIRËMËNGJES 🇦🇱
Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj😍
Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur🙏
KOHA JONË SONDAZH

