Kryeministri Rama merr dozën e tretë të vaksinës anticovid: Shëndeti mbi të gjitha!

Kryeministri Edi Rama merr dozën e tretë të vaksinës anticovid në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Doza e tretë e vaksinës AntiCovid, domosdoshmëri për të qenë më të mbrojtur gjatë dimrit, edhe në kushtet kur e gjitha bota është e shqetësuar për variantin e ri Omicron. Shëndeti mbi të gjitha“, tha Kryeministri Rama.

Ndërsa, sapo hyri në ambientet e stadiumit, Rama ka shkëmbyer batuta me gazetarët për zgjedhjen e vaksinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prit. Hajde zgjidhe ti kë të duash. Këtë do bëj tani unë. Se meqë thonë se i ka me ujë”, i tha Rama mes batutash një gazetareje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë më tej Rama shtoi:

Unë bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme, sepse nuk e kuptoj dot se si në shekullin e 21 nuk i besohet shkencës, por disa delirantëve në internet. Nga Amerika në Australi, dhe u është hap goja atyre që s’kanë lidhje me humanizmin dhe shëndetin publik.
Kjo është skandaloze dhe e turpshme, dhe ne vend ti besosh shkencës dhe fakteve, se vaksina të mbron nga vdekja, çfarë mund të thuhet tjetër sot.
Ju them sot edhe atyre që kanë biznese nesër mund tu mbyllet biznesi nga mos vaksinimi. Mund të vijë dhe vendimi që kush do të hyjë në Shqipëri duhet të jetë i vaksinuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?