FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama për skandalin tek Onkologjiku: Krim kundër njerëzimit!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ka folur edhe për skandalin tek Onkologjiku.

Rama e ka quajtur këtë skandal, krim kundër njerëzimitm, ndërsa shtoi se mjekët e përdorën uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve

Ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është hall i madh, por të kesh marrë diplomën e licencën e të përdorësh uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit.
Koha e heronjve i ka lënë vendin një kohe tjetër”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtësia e bëri edhe një herë punën e vet dhe kjo është e vetmja e mirë e asaj të keqeje që doli në pah, i përgëzoj dhe u bëj thirrje gjykatësve që të mos lejojnë relativizmin e asaj veprimtarie kriminale, siç ka ndodhur më parë kur gjykatës kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë vrasës që duhej të ishin brenda sot e gjithë ditën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne duhet të vijojmë punën tonë, jo vetëm me masat. Ndryshimet e propozuara nga grupi i punës, i ngritur sapo morëm dijeni për grupin keqbërës te Onkologjiku”, tha më tej Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?