FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama prezanton nismën e re të qeverisë: “Shqipëria mirëpret botën”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim për mediat në kuadër të javës kulturore ndërkombëtare ka prezantuar nismën e re të qeverisë “Shqipëria mirëpret botën”.

Kryeministri Rama tha se më këtë nismë të re synohet larmishmëria e kulturave të ndryshme. Gjithashtu Rama u shpreh se javët kulturore synohet të bëhen traditë në Itali dhe Francë.

“Me nismën e re e qeverisë “Shqipëria mirëpret botën”, në bashkëpunim me vende të tjera mike kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare. Ne synojmë të jemi traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura të ndryshme, forma dhe shprehje nga më të larmishmet. Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh. Ky angazhim i përbashkët i bën më të aksesueshme për publikun e gjerë duke përfshirë jo vetëm aktivitete artistike, por edhe aktivitete që janë më popullore, në rrugë ose edhe drejtpërdrejt me kulturën e gatimit të vendeve të tjera”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?