Kryeministri Rama: Shqipëria merr një tjetër rol ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama jep lajmin se Shqipëria është bërë anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB.
Postimi i plotë i Ramës në Facebook:
Shqipëria merr një tjetër rol ndërkombëtar.
Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.
15 anëtarët e rinj të KDNJ:
Shqipëria
Brazili
Bullgaria
Burundi
Kina
Bregu i Fildishtë
Kuba
Republika Domenikane
Franca
Gana
Indonezia
Japonia
Kuvajti
Malaui
Hollanda