Kryeministri Rama sot në Zvicër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili zhvillohet në Davos të Zvicrës.

Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

Takimi i 55-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mblidhet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri do të marrë pjesë në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe do të jetë pjesë e paneleve që do të organizohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithashtu do të takohet me homologë, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?