Kryeministri Rama uron për 1 majin dhe publikon video se si dhe ku duhen paguar taksat!
Kryeministri Rama ka gjetur formë interesante për të uruar për 1 Majin, Ditën e Punëtorëve. Si rregull kjo Ditë shoqërohet me protesta në vendet demokratike, pasi përherë punëtorët duan kushte dhe paga më të mira. Ndërsa në Shqipëri kthehet në Festë.
Sot kryeministri Rama, duke e ditur traditën shqiptare që nga koha e Enver Hoxhës, ku parakalohej para Udhëheqësit, ka postuar një video shoqëruar me një shënim. Ai tregon punëtorëve se si e ku duhet të paguajnë me shpejt taksat dhe u tregon portalin qeveritar!
Ja se ç’shkruan kryeministri: “Me këtë videoinformacion mbi opendata.gov.al ku çdokush mund të informohet në kohë reale me të dhëna për qeverisjen, ekonominë, arsimin, financat, taksat, shëndetësinë e të tjera fusha me interes, ju uroj 1 Maj të Gëzuar”.
A ka urim me të bukur se si të tregon kryeministri udhën për te dera e taksave?!
KOHA JONË SONDAZH

