Kryeprokurori Olsian Çela raporton në Kuvend: Prioritet lufta kundër pastrimit të parave. Janë rritur rastet e hetuara për korrupsion
Kryeprokurori Olsian Çela ka prezantuar në Kuvend raportin për vitin 2021. Çela deklaroi se prioritet ka qenë lufta kundër pastrimit të parave ku është në vënë në funksion edhe sistemi elektronik për të përfituar më shumë të dhëna për personat nën hetim.
“Në përmbushje të detyrimit të parashikuar po parashtroj një përmbledhje të raportit për vitin 2021. Ka trajtuar 61015 materiale. Nga prokurorët janë ndjekur mbi 47 mijë procedime penale nga të cilat 28 mijë janë procedime të regjistruara këtë vit. Ka një rritje të procedimeve penale të mbartura.
Sa i përket gjykimeve të posaçme nuk janë të kënaqshme të dhënat. Në lidhje me vendimet e gjykatës rezulton se janë dënuar mbi 8000 të pandehur. Për 144 prej tyre është dhënë vendimi për të deklaruar ata të pafajshëm.
Lufta kundër pastrimit të parave ka qenë objektiv prioritar. U vu në funksion sistemi elektronik për të përfituar të dhëna gjithëpërfshirëse. Në kuadrin e forcimit të kapaciteteve prokuroria ka bashkëpunuar me institucione ndërkombëtare”, tha Çela.
KOHA JONË SONDAZH

