Kryesia e PD thërret nesër mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike kuvendi i mbajtur sot është cilësuar një tubim, ndërsa kryetari Basha është shprehur se ka indicje për shkelje të ligjit, flasifikim të vulës dhe logos së Partisë. Burimet bëjnë me dije se është vendosur që gjatë ditës së nesërme të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së.

Sa u përket 11 anëtarëve të kryesisë që mbështetën zotin Berisha, u cilësuan nga Basha si të vetëshkarkuar.

“Presim zotin Gjana se po vjen nga Kukësi, të tjerët nuk kanë ardhur se ndihen të vetëshkarkuar. Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos”, mësohet të ketë thënë Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në rendin e ditës për mbledhjen e sotme janë hedhur në diskutim këto çështje:

Swiss Digital Mobile Reklama

Hapi i pare që duhet hedhur eshte thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i nje rezolute për qëndrimin e Këshillit kombetar për çështje si: kursi i ndjekur nga PD për vlerat properëndimore pro NATO dhe SHBA dhe qendrimi ndaj disa anëtarëve të saj për shkeljen e statutit.

Marrja e disa masave disilplominore qe janë në tagrin e tij

Qëndrim poltik nga kryesia

Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë, psh shkarkimini i 11 kyetarëve të degëve që refuzuan te zbatojne vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?