FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryesia e PD voton për datën 18 dhjetor të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së

Pasi Berisha sulmoi Bashën shumica e kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor. Propozimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori 26 vota pro, 3 vota kunder te anetareve Belind Kellici, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk moren pjese në votim, 2 mungonin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat pas miratimit nga Kryesia të kërkesës së tij për mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor. “Do të kemi një Kuvend më 18 dhjetor. Jam krenar për një vendim të tillë, pas 6 orësh diskutime dua t’i falënderoj të gjithë. Për përshkushtim që demonstruan dhe legjitimin e plotë që i kanë dhënë demokratëve një parti, një Kuvend më 18 dhjetor. S’do lejoj askënd që të mbajë PD peng.”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?